Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka publikuar foton e një reklame që ka ndezur rrjetin. Pranë një pirgu me bostanë, shitësi ka vendosur një tabelë me mbishkrimin: Bostan për burra!
Pikërisht kjo tabelë ka sjellë reagimin e Komisionerit, i cili shkruan se shitësi po bën diferencim gjinor dhe po nxit diskriminimin.
“Një foto në rrjetet sociale e shoqëruar me qindra komente ka nxjerrë në pah një shkak “diskriminimi gjinor në mallra dhe produkte”, që sanksionohet nga neni nr.3 i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Shitësi me dashje apo pa dashje, duke bërë diferencim gjinor në blerës është në shkelje të parimit të barazisë dhe nxit diskriminim. Institucioni i KMD vlerëson reagimin qytetar për ndjeshmërinë dhe dëshminë e rasteve diskriminuese,”-shkruan ai.