“Bregdeti Ynë”/Ministri Çuçi: Nga Velipoja në Ksamil u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, 132 milion lekë gjoba

Whatsapp Image 2021 07 03 At 18.53.19

Një muaj nga fillimi i operacionit ”Bregdeti Ynë”, ministri Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të fazës së parë të ndërhyrjes nga IKMT dhe Policia.

Mbi 130 ndërtime pa leje të shembura, rreth 132 milionë lekë gjoba e dhjetëra pronarë të arrestuar është arritur deri tani.

86 subjekte kanë qenë në shënjestër të shtetit për ndërtimet pa leje teksa prej 3 ditësh thotë Çuçi, po bëhen kontrolle edhe për ato subjekte që duan të shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirat e plazheve.

Pas kësaj faze të pare, Çuçi paralajmëron se do të vijojë ky aksion dhe askush mos mendojë që të zaptojë apo ndërtojë pa leje.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E BRENDSHME

Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, teksa Policia e Shtetit prej tre ditësh vijon kontrollin në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara.

“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në fillim të muajit qershor. Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë ligji parashikon penalitete jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor. Përsa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve super-inteligjentë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com