Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Blloku” ka sekuestruar dhe 6 milionë Lekë të rinj. Bëhet me dije se gjatë kontrolleve në banesën e Marsel Dokut, si fillim u gjetën mbi 100 doza kokainë.
Më tej gjatë kontrolleve të imtësishme është zbuluar dhe një shumë e madhe parash, 6 milionë Lekë të rinj, tashmë e sekuestruar, pasi dyshohet është përfituar nga shitja e lëndës narkotike kokainë.
Marsel Doku u arrestua mëngjesin e sotëm bashkë me motrën e tij, pasi akuzohet se trafikonte kokainë në zonat e ndryshme në Tiranë.