Një 27-vjeçar shqiptar pritet që të dalë përpara gjykatës pasi një turiste gjermane e akuzon ta ketë përdhunuar në ishullin grek të Kos-it. Siç raportojnë mediat në vend, fati për të riun zyrtar do të vendoset nga ekzaminimi mjekësor i vajzës.
27-vjeçarja gjermane e cila ndodhet me pushim ne Kos pretendon se e takoi të akuzuarin në një bar dhe më pas nisën që të bisedonin deri në orë të vona. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të së hënës, ajo vendosi që të çohej dhe të shkonte të pushonte. E reja u largua nga bari, por ndërsa kthehej në hotel zbuloi se shqiptari po e ndiqte.
Sipas dëshmisë së dhënë, ajo ishte e frikësuar e tentoi që ta shmangte, por ai këmbënguli dhe vijoi ta ndiqte derisa e drejtoi tek plazhi më i afërt dhe e përdhunoi. Shqiptari thuhet t’i ketë mohuar akuzat duke thënë se vajza është duke gënjyer. Megjithatë, ajo e njohu dhe ai u vu në pranga.
/b.h