Nga Ylli Pata
Kur 4 vjet më parë, diplomatja kroate, Romana Vlahutin u vu nën një valë operacioni baltosje nga klubi politik dhe mediatik i lobit Meta-Berisha, mjaft në opinion krijuan një rreth teorish konspirative.
Sipas të cilave, Vlahutin krijoi një përplasje me Metën apo me Doktorin, ndaj këta të fundit ju lëshojnë detashmentin e gatshëm për krijimin e fabulave nga më të frikshmet të asaj që quhet sulm mediatik.
Por me kalimin e viteve, e sot që jemi mbi 5 vjet më pas, u kuptua se e gjitha kjo nuk kishte asnjë lidhje.
Vetë Vlahutin nuk sulmohet më, edhe pse në strukturën e Bashkimit Europian ka një post edhe më të lartë.
E mbani mend Federica Mogherinit, e cila pasi foli në Parlamentin e Shqipërisë për “pëshqit e mëdhenj”, e sulmuan duke e quajtur si terroriste, shoqe me Arafatin, i gjetën edhe asaj ca të dashurë, ndërkohë që të motrën ja bënë trafikante të lëndëve narkotike.
Shikoni sot, është harruar fare, ngaqë as ka ndonjë post në BE, as nuk është marrë shumë me Shqipërinë.
Çfarë s’lanë pa thënë për një relacion të fantaksur prej tyre për marrëdhënien me Soros; jo e ka në zarfin e pagesës Soros, jo janë shkolluar prej tij etj, etj.
Pa dyshim që secilit ju kujtohet Knut Fleckenstein, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Një socialdemokrat gjerman i zgjedhur në rajonin e Hamburgut, i cili kishte pasur një karrierë të qetë e lineare politike.
Mirëpo sa erdhi këtu, njerëzit e Berishës dhe Metës e quajtën “të pashkollë”, thanë që nuk e ka diplomën e shkollës së lartë, më pas i gjetën dashnore në Tiranë, e sipas tyre vinte këtu vetëm për të takuar atë.
Më vonë e nxorën edhe njeri të paguar nga Sorosi. Kur Fleckenstein nuk u arrit të zgjidhej europarlamentar nisi festa e madhe, sikur kishte fituar zgjedhjet vetë Berisha e Meta.
Ja sot, kur sindikalisti nga Hamburgu nuk merret më me Shqipërinë, askush nuk kujtohet për të.
E tani kanë gjetur Luigi Soreca-n, ish-prokurorin antimafia të Palermos, që e kanë bërë tabelë qitje për qëllimet e tyre politike.
E shpifin nga më të ndryshmet histori. Siç ishte ajo e hyrjes nga një derë e daljes nga tjetra në Kushtetuese.
Vetë ambasadori i Bashkimit Europian e ka përgënjeshtruar fuqishëm idiotësinë e “dëshmisë së taksixhiut”, që sot nuk pi ujë, pasi të gjithë janë një armatë njerëzish që po i shërbejnë një skenari të vjetër për të mos lejuat të sulmohen Sali Berisha e Ilir Meta prej drejtësisë së re.
Koha e madhe që ka kaluar, ka lodhur mjaft njerëzit që patën shpresa e iluzione se çështjet këtu do të ecin shpejt në lidhje me pandëshkueshmërinë.
Pasi nëse ka vullnet, “tërmetet” mund të ndodhin edhe brenda ditës, siç e pamë në fund të majit.
Delegacioni Europian, thjesht duhet të korigjojë shënjestrën.
T’i përgjigjet qarqeve reale që e sulmojnë, e jo segmenteve të tyre, siç veproi SHBA.
E keni parë që nuk ka më sulme ndaj ambasadores Yuri Kim? Siç pati një farë kohë si ndaj saj, ashtu edhe ndaj parardhësit Donald Lu?
Gjithçka u sheshua kur nga Departamenti i Shtetit erdhi vendimi non grata.
Askush nuk u mor me ambasadorët apo edhe historitë e tyre.
Bëhet fjalë për qarqet që e kanë nisur sulmet, e jo për emrat që i artikulojnë, pasi kjo kuptohet lehtë…
TemA