• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problematikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kodin Zgjedhor

by Altin Ketro
01/07/2021 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Gjykata Kushtetuese (GJK) u dha të drejtë dy partive që nuk arritën të fusnin deputet në zgjedhjet e 25 prillit, duke rrëzuar një pikë të Kodit Zgjedhor i cili ka të bëjë me herësin kur shpërndahen mandatet e deputetëve.

Rrëzimi i herësit sjell problematika, sepse u jep mundësinë gjithkujt që ka një votë më shumë se tjetri, brenda një formacioni politik, që të bëhet deputet. Në parim kjo duket si diçka e drejtë, demokratike, por dardha e ka bishtin prapa.

Skena politike, ashtu siç provuan edhe zgjedhjet e 25 prillit, tregoi se partitë e mëdha mbeten PS dhe PD. Me pas vijnë LSI, PDIU dhe PSD, të cilat prodhojnë vota në elektorat, rrjedhimisht edhe disa deputetë.

 Secila nga forcat politike, në varësi të objektivave që kanë në zgjedhje, kanë përgjegjësinë që t’u paraqiten popullit me një listë kryesore ku ato mendojë se përbëjnë bazën e grupit të tyre parlamentar. Ai grup kryesor, të cilët listohen të parët në radhë, janë fytyra politike me të cilën kryetari i partisë, që është edhe kandidat për kryeministër, kërkon votat.

Kryetari i partisë, ose, sipas rastit, kryesia e partisë, mund të fusin në listën fituese edhe individë që rekrutohen, bie fjala, nga emigracioni jashtë atdheut. Ai/ajo mund të jetë një profesor që vjen nga një universitet i huaj dhe dëshiron të japë kontribut në politikën shqiptare.

Ky kandidat, sipas ligjit aktual me herës, në rast se renditet në pjesën fituese, ka 99,99 për qind shans që të zgjidhet deputet. Po i njëjti, sipas vendimit të GJK, nuk mund të zgjidhet në rast se dikush tjetër merr qoftë edhe një votë më shumë sesa ai. Dhe ai dikush tjetër, mund të qëllojë që të jetë një individ, kontributi i të cilit është vetëm sepse del në TV dhe bën atë politikën e egër ndaj kundërshtarëve politikë dhe kësisoj frymëzon më shumë militantët. Kurse kandidati që erdhi nga jashtë shtetit, vetëm sepse nuk ishte shumë i njohur në publik, merr më pak vota dhe kësisoj e humb mundësinë që të qenë një deputet për të cilin Kuvendi duhet të jetë i nderuar nga prania e tij.

Vendimi i GJK, duke hequr herësin, në fakt rrit shumë mundësinë e shit- blerjes së votës. Tashmë do bien fare skrupujt dhe çdo kandidat që është edhe në fund të listës, do përpiqet që të mbledhë sa më shumë vota, ku e si të mundet, vetëm e vetëm që të dalë deputet.

Nëse deri më sot, herësi ishte një pengesë e madhe për të blerë masivisht vota, sepse të duheshin rreth 10 mijë të tilla, tashmë me ndryshimin e ri do kemi shumë deputetë me integritet që do digjen vetëm pse dikush tjetër me karakter prej kamikazi politik merr 1 votë më shumë, pavarësisht renditjes.

 Gjithashtu, ky vendim i GJK rrit mundësinë e një lufte të tmerrshme politike brenda llojit. Pra, kandidatët për deputet të secilës parti, kundërshtarin më të madh nuk do të kenë partinë tjetër, por kandidatët e së njëjtës forcë politike ku garojnë.

 Edhe më 25 prill pati luftë të heshtur brenda llojit ku kandidatët në një zonë elektorale përpiqeshin të merrnin vota edhe në zona të tjera brenda qarkut. Por ishte pikërisht herësi i cili gjithsesi amortizonte në një farë mënyre përplasjet e forta.

 Me ndryshimin që u bë, kjo luftë brenda llojit për të marrë sa më shumë vota do i tërheqë komplet kandidatët nga beteja kryesore, ajo për të mundur kundërshtarin politik, dhe do merren me njëri – tjetrin tek e njëjta parti.

 Nëse flasim si të papajtueshëm me Kushtetutën të pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, ajo mund të jetë në kuptimin që kjo mos t’u imponohet të gjithë forcave politike vetëm me formën e herësit.

 Meqenëse nuk e kemi ende të plotë vendimin e GJK, besoj se ajo në arsyetimin e saj do ta parashikojë këtë gjë, pra mënyrën alternative që partitë politike të zgjedhin formën me të cilën do t’i shpërndajnë mandatet e tyre. T’ia heqësh herësin si alternativë partive politike, është po aq antikushtetuese sa imponimi i herësit pa alternativën tjetër.

 Nga kjo pikëpamja, ligjvënësit në legjislaturën e re që nis në shtator të këtij viti, kanë mundësi që ta modifikojnë Kodin Zgjedhor duke i parashikuar të dyja alternativat, pra edhe herësin, edhe hapjen e listave ku të zgjidhet ai që merr më shumë vota. Përpara çdo procesi zgjedhor, çdo parti politike të ketë të drejtën të zgjedhë vetë se cilën formë do të aplikojë në zgjedhje: me herës ose me lista 100 për qind të hapura.

TemA

Next Post
Përse vetëm disa ndjejnë efekte anësore nga vaksina/ Mjeku: Një ditë pas injektimit s’duhet të…

Varianti 'Delta' në Greqi/ Ekspertët sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve 15-17 vjeç: Jemi në diskutimet përfundimtare!

Comments 1

  1. a says:
    5 years ago

    e ke gabim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In