Partia Demokratike ka reaguar sot për atë që jo e cilëson si ‘agjenci private ekspozitash të Ramës’. Në një deklaratë për mediat, sekretarja e PD, Grida Duma, tha se kryeministri po shkel ligjin pasi nuk deklaron në dogana pikturat e tij që i nxjerr jashtë vendit për t’i shitur.
“Ndonëse Kodi Doganor kërkon që këto të deklarohen, Edi Rama e ka përjashtuar veten nga deklarimi.
Fermeri që nuk tregon kuponin për një kile qepë në burg. Berberi që nuk pret kuponin në burg.
Edi shkon e vjen në botë me pikturat e tij kryeministrore pa deklaruara asgjë, pa i hyrë ferrë në këmbë. Ligji nuk ka forcë ndaj tij. Kjo është një tjetër dëshmi e shtetit të padrejtës. Ky është Aparteidi i Edi Ramës ku sundojnë mbi ligjin e kundër ligjit ai, sajmja i drogës, beqja i tenderave, gjiknurët e cezit, ahmetaj-ryshfetaj e një grusht carapulësh, papulësh e nushësh. Dëshmi e faktit se ligji dhe ndëshkimi i ligjit janë për qytetarët, jo për kryeministrin e vendit” – tha Duma.
Ajo theksoi se kryeministri në këtë mënyrë e ka shpallur veten të paprekshëm, ndërsa tha se këto padrejtësi do të marrin fund pasi populli është ngritur në këmbë.