Në vizitën e tij në SHBA, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar dhe me një mik të shqiptarëve dhe të tij personal, ish- ambasadorin amerikan në vendin tonë John Withers. Teksa ka postuar një foto me Withers dhe bashkëshorten e tij Maryruth, Veliaj na zbulon se ish-ambasadori po shkruan edhe një libër.
“Ka miq, ka familje, ka edhe miq që të bëhen si familje! Shumë i lumtur për takimin me John dhe Maryruth Withers – familja jonë që jeton në Washington. Pres me padurim kthimin e tyre në shtëpinë e dytë, në Shqipëri, teksa John-i do të botojë librin e ri të mrekullueshëm vitin tjetër”, shkruan Veliaj.
There are friends, there’s family, and there are friends who become family! 🤗
Glad to catch up with John & Maryruth Withers – our family away from home in Washington DC – and look forward to their return as John publishes his amazing new book in Albania next year!
🇦🇱❤️🇺🇸 pic.twitter.com/UOntabFKnO— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 29, 2021