Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurorë të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme greke me rastin e 77 vjetorit të masakrës në Çamëri.
Shumë qytetarë me origjinë shqiptare, të cilët u tubuan në Sheshin Konak dhe me pankarte marshuan në drejtim të Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir.
Kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare “Alaçatı Çeşme” Ibrahim Topal duke bërë një deklaratë në emër të grupit, tha se ata nuk do të lejojnë që masakra të harrohet.
“Ne, shqiptarët e Turqisë, do t’i dalim zot të kaluarës dhe kulturës sonë. Ne do ta përkujtojmë dhe kujtojmë Çamërinë edhe këtë vit ashtu sikurse vitin e kaluar. Është një detyrë për një shqiptar të përkujtojë një ngjarje kaq të poshtër dhe çnjerëzore, të përkujtoj, të kujtojë, të sjellë ndërmend të mos harrohet”, tha ai.
Pas masakrave që Napolon Zerva kreu rreth 35,000 shqiptarë të Çamërisë u detyruan të largoheshin nga rajoni i Çamërisë për në Shqipëri, dhe disa për në Turqi./m.j