Parlamenti Evropian ka mbledhur në Bruksel kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të nxitur procesin e integrimit. Kryeparlamentari Ruçi tha se ka ardhur koha që të merret një vendim pozitiv për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
“E kemi të qarta se vendet tona nuk kanë arritur përsosmërinë. Për arritjen e Shqipërisë në procesin e integrimit janë të dukshme dhe dëshiroj që të përsëris dhe një herë që tashmë performanca jonë e meriton vendimmarrjen pozitive për mbajtjen e tryezës ndërqeveritare sa më shpejt. Nuk ka më kuptim që vendet tona të paguajnë kosto që burojnë nga mëritë e vjetra të rajonit tonë”, është shprehur Ruçi.
/a.r