Shqipëria po bëhet gati për të dalë në tregjet ndërkombëtare për herë të pestë për marrjen e një Eurobondi të ri prej 500 milionë euro.
Në kërkesën e publikuar nga Ministria e Financave ky dikaster ka nisur punën për kërkimin e një konsulenti ligjor që do të udhëheqë qeverinë në realizimin e këtij operacioni.
Në dokumente është specifikuar që konsulenti të ketë njohuri në ligjin anglez dhe atë amerikan sa i takon letrave me vlerë çka sinjalizon se ndoshta monedha në të cilën do të emetohet nuk është më vetëm “euro”.
“Pas emetimit të Eurobondit në vitin 2020 që lejoi vendin të emetojë 650 milion euro për 7 vjet dhe me një kupon prej 3.50%, Republika e Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, po shqyrton daljen në tregun ndërkombëtar në të ardhmen e afërt për emetimin e një Eurobondi të ri”.
Një pjesë e Eurobondit që do të emetohet do të përdoret për shlyerjen e një shume të marrë më parë, ndërsa pjesa tjetër për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit.
Dalja në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh vjen në një moment kur të gjitha shtetet po përballet me një krizë të thellë si pasojë e pandemisë dhe kërkesa për financime do të rritej ndjeshëm, çka mund të vështirësonte kushtet për marrjen e tij me interesa më të favorshme./Ballkanweb
/m.j