Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se janë 5 mijë emigrant shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me të drejtë vote që nuk arritën dot të votonin në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai deklaroi se ky numër emigrantësh kanë deklaruar deri më sot banesën e tyre të përhershme por nuk arritën do ta ushtronin të drejtën e votës për shkak të kohës së shkurtër që KQZ pati në dispozicion për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore.
“Është e vërtetë që kodi zgjedhor ka parashikime në lidhje me të drejtën e emigrantëve për të votuar por seti tjetër i rregullave duhet të miratohet nga KQZ. Koha e shkurtër ndikoi në dështimin që edhe në zgjedhjet e 25 prillit për votën e emigrantëve., Ishte faktor kohe. E kemi para të rëndësishëm elementin e konsesusit politik.
Në lidhje me nenin 160 që ka të bëjë me pavlefshmërinë e zgjedhjeve, nuk mund të them më shumë se kanë thënë vendimet e KQZ në lidhje me procesin zgjedhor. Tashmë ky process konsiderohet i përfunduar. Edhe gjykata e shprehur dhe nuk do kishte asnjë vlerë dhënia e diskutimeve mbi vendimet e gjykatës. Sot kemi të regjistruar rreth 5 mijë qytetarë me të drejtë vote që kanë deklaruar adresën e tyre të përhershme. Ky është numri i emigrantëve votues”, deklaroi Celibashi.
Ai raportoi në Kuvend në lidhje me veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2020.
“Ka përfunduar verifikim për 72 kandidatë, 39 burra dhe 33 gra. Përgjatë vitit 2020 kanë refuzuar dorëzimin e deklarimit të pasurisë 38 kandidatë. Disa nga aktet e tjera që KQZ ka miratuar për vitin që shkoi kanë të bëjnë për asgjësimin e fletës së votimit. Në bazë të ligjit, KQZ ka shqyrtuar kërkesa e depozituara nga tre komitete nismëtare. Pjesa e aktivitetit janë ato që kanë të bëjnë me administrimin e raporteve financiare nga ky institucion. Vetëm 26 parti politike kanë dorëzuar raporte financiare.
Janë vetëm 14 parti që e kanë dorëzuar brenda afatit. Në lidhje me buxhetin KQZ-së I caktohen fonde. Nga tetori në dhjetor kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2021. Ndryshimet e shumta që iu bënë kodit zgjedhor diktuan angazhime të shumta në një periudhë të shkurtër. Vlen të theksohet që veprimtaria e KQZ është karakterizuar nga transparenca e plotë. KQZ gjatë aktivitetit u udhëhoq nga transparenca dhe efikasiteti. Fokusi kryesor ishte angazhimi i KQZ për identifikimin elektronik. Vlerësojmë dhe bashkëpunimin e KQZ me partner ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare mbështeti projektet për procesin zgjedhor. KQZ gjatë vitit 2020 përmbushi detyrimet e ngarkuara nga kodi zgjedhor”, u shpreh ai.
/b.h