Pas përfundimit të procesit të ankimimit si në KAS ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor i hapet rruga shpërndarjes së mandateve të subjekteve politike.
Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te mblidhet për të miratuar si shpërndarjen e mandateve dhe përcaktimin e kandidateve fitues në të 12 qarqet e vendit.
Në zgjedhjet e 25 Prillit Partia Socialiste arriti të marrë 74 mandate duke u rikonfirmuar si maxhorancë për një mandatë të tretë qeverisës, PD mori 59 mandate, LSI 4 dhe Partia Social Demokrate 3 mandate deputetesh.