Dy të rinj nga Tirana ka vendosur të merren vetë me algjerianin, Hamza Marina, i cili prej disa ditësh ka tmerruar qytetarët duke kryer vjedhje dhe duke i postuar ato më pas në rrjetet sociale.
Edhe pse pamjet janë në profilin e tij në Instagram, nuk ka ende ndonjë reagim nga policia, dhe qytetarët kanë vendosur të bëjnë vetëgjyqësi.
Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, dy të rinj me kapuç në kokë afrohen pranë tij dhe e godasin me grushte dhe shkelma.
Pak më parë, ne publikuam edhe një lajm ku algjeriani tallet me një të moshuar në Tiranë, të cilit i kishte marrë me forcë telefonin.
Përpos vjedhjeve dhe grabitjeve me dhunë në shumë banesa në Tiranë, ai nuk nguronte që t’i postonte edhe në rrjetet sociale me foto dhe video.
/b.h