Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Ndërkohë sot është rritur numri i rasteve të reja.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 infeksione me këtë virus, 16 më shumë se ditën e djeshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në orët e fundit janë shëruar 14 persona,
Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 673 raste të infektuara me COVID-19 dhe 2 mijë e 253 viktima.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.
Në total numri i rasteve aktive është 165.
/b.h