• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inauguron fushat e tenisit te Parku i Liqenit: Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve!

by
22/06/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inauguroi dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike. Veliaj tha se dy fushat e reja japin një mesazh, që më i forti në qytet nuk është ai që zapton, por është ai që përfaqëson shumicën.

“Prej 30 vitesh në kemi kaluar gjithmonë këtu, dhe nuk e dinim çfarë kishte pas këtyre ferrave. Shihnim dy fusha tenisi, dhe ishin 3 mijë e ca metra hapësirë të zëna. 30 vjet që merrej si e mirëqenë që dikush mund të zaptojë liqenin, dhe sot jemi në një situatë ku 99 % e Liqenit është pastruar. Na ka ngelur edhe pak fare hapësirë, jemi në gjyq me dy ndërtime të fundit pa leje në anën tjetër”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku rikujtoi se si janë kundërshtuar shumë investime të Bashkisë së Tiranës, që sot janë kthyer në destinacione për qytetarët e të gjitha grupmoshave.

“Ndërkohë që dikush loz tenis, prindërit ose gjyshërit do kenë mundësi që të bëjnë pak plazh, dhe prandaj kemi vënë disa shezlongë, kanë mundësi që të bëjnë një shëtitje, kanë mundësi që të kalojnë pak kohë me familjarët e tjerë, teksa ju mbaroni lojën. Kështu që ne duam që kjo të jetë një hapësirë për familjet. Pra jo vetëm për ata që luajnë, por e gjithë familja.

Të gjithë nga 1 deri në 100 vjeç, të kenë diçka për të bërë tek Parku i Liqenit, që të jetë e gjitha një eksperiencë familjare, ku të gjithë largohemi të lumtur nga një qytet që është bërë më i jetueshëm”, pohoi Veliaj. Ndërsa në fund kryebashkiaku Veliaj rikujtoi se viti tjetër Tirana do jetë “”Kryeqyteti Europian i Rinisë” ku do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete dhe propozoi që të ketë organizim edhe në sportin e tenisit.

“Ka fusha tenisi edhe tek Bregu i Lumit, edhe tek Liqeni, por edhe tek shkolla “Ismail Qemali”, edhe te “Dora D’Istria”, edhe tek shkolla “Pero Nini”. Kështu që ne duam jo vetëm të vazhdojmë me hapësirat publike, por edhe në të gjitha shkollat dhe të bëjmë fusha tenisi. Edhe siç kemi bërë edhe me basketboll, volejboll, futbollin, ku shumë prej palestrave dhe terreneve, ua kemi dhënë shoqatave të ndryshme, duam që të vazhdojmë të njëjtën gjë, edhe me tenisin”, përfundoi Veliaj.

/b.h

Next Post
Shpallja non-grata/ Patozi tregon se çfarë e ka fundosur Berishën: Është një ngjarje shumë e rëndë!

Shpallja non-grata/ Patozi tregon se çfarë e ka fundosur Berishën: Është një ngjarje shumë e rëndë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In