Babis Anagnostopoulos, i cili ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Caroline, mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje.
Me forca të shumta sigurie, i veshur edhe me antiplumb ai hyri në gjykatë. Seanca e faljes së pilotit pritet të fillojë rreth orës 12:00 dhe ka të ngjarë të jetë e gjatë.
Teksa futej në gjykatë, njerëzit e mbledhur përpara hyrjes bërtitën “vriteni, të kalbet në burg”.
Sipas informacionit, i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzës dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai “u mjegullua” dhe humbin kontrollin.
Në fakt, sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici. “Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij paragjyqësore,” thonë avokatët e tij.
/a.r