Prokuroria e Tiranës ka hetuar në bashkëpunim me homologët në Zvicër për një rrjet trafikantësh droge, mes të cilëve kanë rezultuar të përfshirë edhe dy shqiptarë.
Siç raporton News 24, hetimet në Shqipëri nisën pas kërkesës nga autoritetet zvicerane, që kishin pasur indicie për përfshirje të shqiptarëve në këtë rrjet trafikantësh.
Mësohet se banda kryente trafik kokaine mes Gjermanisë dhe Zvicrës.
Nga hetimi në Shqipëri ka rezultuar se nga dy personat e përfshirë, një prej tyre është zyrtar shtetëror. News24 raporton se roli i zyrtarit shqiptar ishte rekrutimi i personave në këtë rrjet trafiku.
g.koosvari