Duket si një histori filmi. Në një provincë të Italisë, një histori e vjetër mund të kishte përfunduar në tragjedi. Policia arrestoi një 75-vjeçar sepse kërcënoi me armë një 72-vjeçar. Të dy e njihnin mirë njëri-tjetrin.
Në vitin 1987, 72-vjeçarin e braktisi gruaja e tij dhe nisi një histori dashurie me burrin tjetër. Si përgjigje, ai qëlloi rivalin e tij në dashuri. 34 vjet më vonë, mosmarrëveshjet mes tyre nuk kanë marrë fund.
Këtë herë ishte 75-vjeçari që mori hak. Ata u takuan të premten dhe pas një debate, i moshuari nxori armën dhe e kërcënoi me vdekjen rivalin e tij në dashuri. Dëshmitarët njoftuan policinë, që ndaloi të moshuarin.
/a.r