Sipas mjekëve, personat që kanë kaluar Covid me prekje pulmoni po zhvillojnë probleme të tjera shëndetësore me aparatin e frymëmarrjes.
“Siç është parë edhe në këtë periudhë ku ka pasur në shtim të virozave, këta pacientë që kanë kaluar njëherë Covid-19 dhe kanë pasur prekje pulmonare, kanë pasur dhe tendencë për të zhvilluar infeksione të ndryshme në formë bronshiti apo bronkopneumonish bakterialesh”.
Një dietë e shëndetshme, aktivitete normale sportive, ajër i pastër janë rekomandimet e bluzave të bardha për të ulur rrezikun e semundjeve pulmonare./m.j