Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, është takuar ditën e sotme me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimin.
Soreca shpreh mbështetjen e BE-së për sfidat që e presin KLP-në në në funksion të Reformës në Drejtësi, teksa uron Ibrahimin për punën e bërë nga KLP deri më tani.
“Urime kryetarit Ibrahimi për punën e bërë deri më tani nga KLP në Shqipëri. Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë.
Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të Prokurorisë. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së”, shkruan ambasadori Soreca./m.j