• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vera e nxehtë e politikës shqiptare

by Alfred Peza
18/06/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Atëherë kur besohej  se afrimi në pranverë i zgjedhjeve të 2021, do i jepte mundësinë elitës së Tiranës të pushonte e qetë në verë, po ndodh e kundërta. Uragani i reformës në drejtësi, prej pesë vjetësh i ka shkrirë në një të gjitha stinët politike në vend, ndaj as kjo ku jemi futur tashmë nuk pritet të jetë ndryshe nga më parë. Madje urdhëri ekzekutiv i Presidentit të SHBA Joe Biden kundër destabilizuesve të Ballkanit edhe në Shqipëri, e bën këtë periudhë deri në shtator, edhe më të nxehtë se më parë.

Ndaj as përfundimi dhe çertifikimi zyrtar i zgjedhjeve të 25 prillit, as votimi i Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës në prag të mbylljes së këtij sezoni politik, as fillimi i Kampionatit Europian të Futbollit dhe as mbyllja një e nga një e studiove të debateve televizive, nuk po ndikojnë në uljen e temperaturave politike. Përkundrazi. Sa më shumë duket sikur po i afrohemi korrikut dhe gushtit të pushimeve, aq më shumë ato veç rriten e rriten.

Ndryshe nga herët e tjera, këto temperatura nuk janë vetëm së jashtmi, të matshme në atmosferë. Por këto temperatura po rriten më shumë së brendshmi, ndaj efektet e saj nuk shihen, por vetëm ndihen. Sepse ajo është futur tashmë brenda shoqërisë. Brenda medias. Brenda partive politike. Brenda trupës së re të deputetëve që do të ulen në shtator në Kuvend. Brenda botës së krimit. Brenda botës së korrupsionit. Brenda klasës së makatarëve.

Ajo po futet thellë e më thellë si një virus në trupin e gjithëkujt, për ti bërë skanerin e brendshëm secilit, duke nisur ti fusi jo vetëm ethet por edhe frikën fajtorëve. Ky është i nxehti i një lloji tjetër nga ajo që kemi parë të kalojë historikisht mbi këtë truall. Është versioni i ri i etheve që sjellin anekënd shumë pritshmëri. Shumë shpresë. Shumë ankth. E shumë padurim. Aq sa nisin e përhapin atë lloj presioni pozitiv, që sjell më pas hopin e madh, i cili e çon vendin në një stad të ri cilësisht ndryshe.

Për aq kohë sa Departamenti Amerikan i Shtetit e çoi shënjestrën aq lart, sa vuri në kryq liderin më të rëndësishëm politik të 30 viteve të postkomunizmit, është e kuptueshme që kushdo tjetër poshtë Sali Berishës në këtë hierarki ndihet potencialisht jo vetëm i prekshëm. I goditshëm. I anatemueshëm. I atakueshëm. Por edhe i ndëshkueshëm, për të gjitha krimet e pushtetit që mund të ketë bërë dhe korrupsionin e supozuar, përgjatë qenies pjesë e qeverisjes dhe administrimit të fondeve publike.

Kjo ka bërë që zilkat e dikurshme të ankthit, të jenë shndërruar këto kohë, në këmbana të fuqishme alarmi për këdo që e di shumë mirë brenda vetes se çfarë ka bërë. Pavarësisht nëse deri tani kanë qenë ose jo pjesë e proceseve të hetimit, të akuzës në emër të shtetit apo të gjykimit nga ana e organeve të drejtësisë. Sepse kur u shpall “non grata” Sali Berisha, që konsiderohet si njeriu që ishte atje në krye ku u instalua dhe funksionoi kultura e pandëshkueshmërisë, kuptohet që gjithkush tjetër nuk gëzon dot më imunitet nga qenia i barabartë me të tjerët përpara sistemit të ri të drejtësisë.

Lista e atyre që i është mohuar apo anulluar viza nga Ambasada e SHBA në Tiranë, sa vjen dhe zgjatet, ndërsa steka e hierarkisë së emrave që bëjnë pjesë në të vetëm sa rritet e rritet. Ndaj askush nuk bën më përjashtim nga mundësia për të qenë pjesë e saj. Pavarësisht nëse janë pjesë e pushtetit të drejtësisë, legjislativit, të të gjitha niveleve të ekzekutivit, medias, shoqërisë civile, sektorit privat apo botës së krimit. Lista e zezë e SHBA nuk është gjithçka, por lakmuesi që provon modelin e gjithkujt që duhet të ndihet i rrezikuar dhe pasqyra për të parë atë që do ndodhi nesër me mëkatarët dhe fajtorët.

Vendimi i shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe ai për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, ka shkaktuar brenda lidershipit të kampit opozitar, një cunam të vërtetë politik. Deri në shtator PD ose duhet të pranojë standardin që vetë e ka kërkuar për të tjerët, duke e larguar Sali Berishën nga grupi i saj Parlamentar, ose duhet ti shndërrohet atij në bunker për tu mbrojtur duke rrezikuar që të pësojë pas kësaj edhe vetë, fatin e liderit të vet historik.

Ndërsa LSI e ka po kaq të vështirë nesër, nëse i ndodh e njëjta gjë, me liderin e saj “de facto”. Sali Berisha dhe Ilir Meta mund të tërheqin në humnerë, edhe Lulzim Bashën, nëse ai nuk do dijë siç po dëshmon deri tani që të ndahet prej tyre. Çka do ta turbullonte aq keq skenën politike opozitare, sa do ti duhej pas kësaj, jashtëzakonisht shumë kohë dhe energji për tu kthjelluar.

Deri atëherë, shqiptarët le ti gëzohen pushimeve verore pas një viti e gjysëm mbyllje nga pandemia globale, sepse tani është radha e mëkatarëve që të rrijnë pa gjumë.

Next Post
Rregulli i artë i FBI-së që fundosi pilotin grek dhe zbardhi vrasjen e bashkëshortes 20 vjeçare

Rregulli i artë i FBI-së që fundosi pilotin grek dhe zbardhi vrasjen e bashkëshortes 20 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

July 7, 2026
Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

July 7, 2026
Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

July 7, 2026
Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

July 7, 2026
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

July 7, 2026
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

July 7, 2026
Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

July 7, 2026
Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

July 7, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In