Në një kohë kur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë nuk po japin rezultat, Turqia duket se po gjen gjuhën e përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin, shtet me të cilin ka bllokuar komunikimet prej 5 vitesh.
Izraeli dhe Turqia ranë dakord, mbi bazën e një marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve, njoftoi sot media, që shtoi se bisedimet për këtë çështje janë në zhvillim e sipër.
”Sipas marrëveshjes së propozuar, e cila duhet ende të nënshkruhet, Izraeli do të paguajë kompensimet për një incident vdekjeprurës që ka ndodhur në vitin 2010”, njoftoi radioja shtetërore izraelite.
Komandot izraelite sulmuan anijen ”Mavi Marmara”, me ndihma për palestinezët, që gjendej përgjatë brigjeve të Gazës, në maj 2010, dhe vranë nëntë qytetarë turq si edhe një turko-amerikan, të cilët ndodheshin në bordin e anijes.
Aktivistët propalestinezë kishin shpërfillur një paralajmërim izraelit për të mos çarë bllokadën vendosur Gazës.
”Nëse marrëveshja nënshkruhet, Izraeli duhet të paguajë 20 milionë dollarë si kompensim për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve”, njoftoi gazeta izraelite ”Haaretz”.
”Kushtet e tjera të marrëveshjes përfshijnë dëbimin nga territori turk të militantit të Hamasit, Saleh al-Aruri dhe sikutimet mbi një gazsjellës potencial për eksportimin e gazit nga Izraeli, nëpërmjet Turqisë, për në Evropë”, thekson gazeta.
”Dy vendet duhet të dërgojnë (në Ankara dhe Tel Aviv ) edhe ambasadorët respektivë”, shtoi ajo.