25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë për larje hesapesh. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë që u zbulua pak ditë më parë, ku trupi i të riut u zbulua në rezervuarin e Gjançit.
Sipas Prokurorisë së Korçës 25-vjecari Fridman Xhaferraj është vrarë në Korçë dhe më pas trupi i tij eshte hedhur në rezervuar.
Prokuroria bën me dije se Xhaferraj eshte larguar nga shtepia ne daten 22 maj, nje dite pas ndryshimit te mases se sigurise nga arrest me burg ne arrest shtepie.
Ne daten 23 maj, policia ka shkuar ne shtepine e 25 vjecarit per te kontrolluar zbatimin e mases se sigurise, por nuk e ka gjetur.
Vëllai i tij ka deklaruar policisë që i riu ishte nisur per te punuar ne Greqi me disa persona te tjere.
Burime te prokurorise pohuan se 25-vjecari është vrare për larje hesapesh dhe shkak i krimit janë bërë konfliktet e mëparshme të viktimës.
Autor i dyshuar i vrasjes është Lulëzim Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B . Të dy nga Lushnja, dhe që tashmë janë shpallur në kërkim.
g.kosovari