Pas takimit 4 orësh të mbajtur në Gjenevë me presidentin e SHBA-ve Joe Biden, ka folur në një konferencë për mediat shefi i Kremlinit Vladimir Putin.
Ky i fundit i konsideroi bisedimet “shumë konstruktive” duke theksuar se “nuk ka pasur armiqësi por diferenca në pozicione”.
Po ashtu Putin deklaroi se Rusia “ka dhënë informacion të plotë” për SHBA-të lidhur me sulmet e pretenduara kibernetike. Ai tha se SHBA-të nuk ishin përgjigjur.
Ndërkaq Putin bën me dije se palët kanë rënë dakord të rikthejnë diplomatët e dëbuar në dy vendet. Presidenti rus tha se ishte diskutuar gjithashtu mbi Ukrainën./m.j