• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PD/ “Kandidatët ishin ‘shoqëria e Lulit’, Murrizi: S’ishte garë, ishte betejë e stisur!

by
16/06/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një betejë të stisur e ka konsideruar deputeti Myslim Murrizi garën për kryetar të PD, zgjedhje që i fitoi sërish Lulzim Basha.

Murrizi u shpreh se nuk kishte një garë, ndërsa akuzoi kandidatët ishin “shoqëria e Lulit”. Sipas tij, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi hynë në garë vetëm për ta bërë atë legjitime.

“Nuk është garë, nuk shihja asgjë ndryshe nga Luli, ata ishin shoqëria e Lulit. Edithi në 1991 ka qenë në PD dhe deri në 2005 nuk ka qenë gjëkundi, ka qenë në Kosovë me Lulin. Kadilli nga viti 1997 deri në 2005 nuk ka qenë në PD, Agroni jo e jo. Më i vjetri në PD nga këto me demek është Basha. E përdorën 8 vite PD për pushtet e për para dhe e flakën në rrugë në vitin 2013. Në 1997 ku ishin këta, në atë vit të vështirë për PD? Për Shehajn nuk flas për shkak të moshës, por këta të tjerët ku ishin? Periudha 1997-2001, ka qenë periudha ku do ndahej nëse do ekzistonte PD në pluralizmin politik në Shqipëri?

Ata zbritën në fushë dhe duhej të pranonin rezultatin, ose të mos zbrisnin në fushë, mos hynin formalisht kot. Këta hynë në garë me Lulin, pa lista, pa zgjedhje. Luli fitoi aq sa deshi të fitonte. 400 grupe seksioni që ka PD, duhej t’i kontaktonin. Janë në limitet e ekzistencës së seksioneve. Por të tre kandidatët, të pretendonin që ishin të barabartë, duhej të kishin kërkuar zgjedhjet në njësinë bazë të partisë. Nuk besoj që Luli e quan triumf dhe betejë të madhe me rivalët mes vetes, sesa betejën me kundërshtarin. Siç erdhi Luli erdhi dhe Agroni në PD, pa asnjë kontribut. Lulin e solli Berisha, Agronin e solli Luli. Nëse do të kishte garë reale. Ajo ishte betejë e stisur. Unë kam dyshime se ata kanë hyrë vetë në lojë për të legjitimuar garën. Tani do shohim se çfarë do të pranojnë këta nga Luli, ofiqe dhe poste. Do dali nëse ka qenë garë e porositur apo betejë për t’i ofruar më të mirën e mundshme demokratëve meqë Luli humbi zgjedhjet”, tha Murrizi.

/b.h

Next Post

Tani që “ëndrra” e Ilir Metës po bëhet realitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In