Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës i kanë kërkuar sërish ballafaqim krytarit të Bashkisë, Dritan Leli. Këtë herë ata kanë kërkuar që të zhvillojnë mbledhje më 22 Qershor.
Kjo kërkesë e tyre vjen pasi një ditë më parë, teatri ku ishte parashikuar mbajtja e mbledhjes u mbyll pasi Leli sugjeronte që takimi të kryhej online për të respektuar rregullat e pandemisë.
Mësohet se këshilltarët do të kërkojnë transparencë edhe mbi vendimin për bllokimin e mbledhjes më 15 Qershor.
Mbledhja ishte parashikuar që të mbahej të martën, ku paralajmërohej një ballafaqim me kryebashkiakun Dritan Leli për nivelin e shërbimeve që duhet t’i ofrojë bashkia qytetit.
Këshilltarët bashkiakë e konsideruan skandaloz dhe papërgjegjshmëri qëndrimin e kryetarit të Bashkisë për të mos u përballur dhe thanë se ai s’ka më as besimin e qytetarëve.
/a.r