Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme Lulzim Bashën.
“Diskutuam situatën politike në Shqipëri”, deklaroi Soreca!
Soreca ka publikuar një foto nga takimi në “Twitter”, ku bën me dije se është folur për situatën politike në prag të legjislaturës së re.
“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD Shqipëri. U takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës që nis në shtator, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.