Moderatorja Roza Lati ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” të Bieta Sulos, intervistë e cila duket se nuk shkoi ashtu siç pritej.
Mes Bietës dhe Rozës është vënë re një tension, pasi moderatorja tha se fotot sensuale me bikini të Latit ishin për të rënë në sy.
Konkretisht ajo e pyeti se kujt dëshiron që t’i bjerë në sy me këto foto dhe Roza iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk e bën me këtë qëllim. Gjithashtu, ajo i vuri në dukje Bietës se nuk po ndihej komode në intervistë.
“Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë.
Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, kjo intervistë është fshirë nga kanali i Top Channel në Youtube, duke bërë që Roza të irritohet edhe më tepër dhe të shpërthejë kundër Bietës në rrjetet sociale.
Vajza e aktores Rita Lati ka publikuar edhe një video të shkëputur nga emisioni në Instagramin e saj, por duket se Top Channel ia ka fshirë për të drejta autori.
“Unë nuk e kuptoj të të ftoj tjetra në studio dhe të të ofendoj…
Dhe ndërkohë më fshini videon???? Nga walli??????
Kam 1001 inboxe nga njerëzit që reagojne si mundet në një emision televiziv të të fyej tjetra në shtëpinë e vet ku ti i shkon e ftuar… dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha inboxet një nga një meqë lozni kaq pisët dhe më fshini videon”, shkruan moderatorja Lati./m.j