Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur dhe për shkarkimin e tij nga Kuvendi, por dhe per drejtimin real te LSI.
Meta u pyet nga gazetarët se a do ta pranonte nëse do të shkarkohej edhe nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ai tha se do të jetë i pranishëm në këtë post deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm.
Ndër të tjera një gazetar e ka “ngacmuar” duke thënë se a do të kthehej në LSI dhe nëse do të ketë mundësi ta rikthej aty ku ishte partinë, pasi nuk është më i ri.
Ndërsa kreu i shtetit nuk ka kursyer batutat, duke tektuar te imitoje Berishen, i cili nje nate me pare nuk e perjashtoi mundesine e drejtimit te PD.
Gazetarja: Ju e cilsoni nul vendimin e Kuvendit për shkarkimin tuaj, por tani dosja do i shkoj Gjykatës Kushtetuse për vendimin tuaj, në rast se Gjykata shprehet pro a do ta njihni ju këtë vendim
Meta: Keni durim deri në 24 korrik të vitit të ardhshëm do të jemi këtu në mënyrë të vazhdeshme. Kto kohë nuk do jemi në mënyrë intensive sepse duhet t’i lëmë kohë procesit zgjedhor të ankimimit dhe vëmendjen ta marri ky proces. Pasataj me fillimin e sezonit të ri do të jemi më shumë aktivë.
Gazetarja: Pas 24 korrikut i qëndroni planit tuaj për të marrë drejtimin e LSI, sepse nuk jemi më në 2004, dhe nuk jeni më të rinj. A keni forcë për ta rritur atë parti në këtë fazë?
Meta: Tani unë të ftoj të rikthehemi në majë të Rezercës dhe në maj të Korabit, në cdo moment. Edhe malet tona më të larta