Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi nuk i ndahet Lulzim Bashës, duke e “goditur” me piken e tij me te dobët, kapërcimin e Atlantikut.
Harxhi e ka sfiduar kryetarin e PD, teksa i ka kujtuar sërish se SHBA i kanë refuzuar vizën kryedemokratit.
Në takimin me demokratët në Malësi të Madhe ajo deklaroi se Basha ka që në vitin 2017 që nuk udhëton drejt SHBA-ve, ndërsa snenvizoi se ka dy javë që pret rivalin e saj që ta përgënjeshtrojë.
“Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë.Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë” tha ajo.