Qendra “Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur” i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të gjithë mbështetësit e ‘Kasapit të Ballkanit’ t’i shpallë non grata.
Mladic ditën e martë u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera ën Bosnjë e Hercegovinë, pasi kishte apeluar vendimin.
Sipas Insajder, përmes një komunikate, kjo qendër thotë se Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiç, Aleksandër Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiç dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe dhe të atyre në Republikën Serbska në Bosnje, janë mentorët dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiçit.
“Është moment tejet i rëndësishëm që SHBA-të dhe BE-ja të shpallë “persona non grata” të gjithë mentorët, pasuesit ideologjik dhe mohuesit e gjenocidit, sepse heshtja e vendeve demokratike përballë kësaj arrogance që del në përkrahje të krimeve të kryera mund t’i inkurajojë që të përsërisin krimet”,- thuhet në komunikatën për media.
g.kosovari