“LSI politikisht është e vdekur, ata e vdiqën vetë veten e tyre”. Kështu tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV deputetja e PS, Ermonela Felaj teksa foli për LSI-në.
Siç u shpreh Felaj, LSI është rritur në saj të shfrytëzimit në mënyrë abuzive të pushteteve për shkak të aleancave me PD dhe PS.
“Besoj që politikisht ata e vdiqën vetë veten e tyre, kanë mbijetuar në kurriz të dy partive të mëdha, rrugës kanë ndodhur kompromise, aleanca, por këto kanë qenë partitë e mëdha dhe shqiptarët këto ndarje kanë.
LSI është rritur në saj të shfrytëzimit në mënyrë abuzive të pushteteve për shkak të aleancave me PD dhe PS”, tha Felaj.
g.kosovari