Ndërsa Shkëlqim Hajdari tha se SHBA goditën Berishën, një nga politikanët më të fuqishëm në këto 30 vite.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Hajdari deklaroi se tani e ka radhën SPAK të flasë, një institucion i drejtësisë së re, i financuar nga vetë SHBA.
“SHBA ka listën e personave dhe më pas futi dhe Shqipërinë në këtë urdhër. Ata janë shtete serioze, nuk fusin vendet kot në listë dhe më pas u thonë autoriteteve të tyre shkoni gjeni prova. Urdhri ka listën brenda dhe provat për secilin prej tyre. Lista ka numra llogarie dhe pasuri se ku i kanë personat e korruptuar. Goditën politikanin më të fuqishëm në 30 vite Sali Berishën, ndërsa emrat e tjerë do na duken gurët e radhës. Tani e ka radhën SPAK të flasë”, tha Hajdari.
g.kosovari