Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të mërkurë ka zhvilluar takim me qytetarët në degën 4,5,8,9 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se Partia Demokratike është e vetmja parti e cila do të sjellë ndryshimin për shqiptarët.
“25 prilli ose është masakër zgjedhore ose është fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike. Të dyja bashkë nuk mund të jenë. Ndaj në 13 qershor sigurisht vota është për kryetarin e Partisë Demokratike, fleta e votimit nuk është referendum për këtë pyetje, por për fat të keq po kthehet edhe në referendum për këtë pyetje.
Se si do ti përgjigjemi kësaj pyetje përcakton rrugën, aksionin tonë politik dhe përcakton kohëzgjatjen dhe fatin e kësaj beteje, jo thjeshtë për ne, s’bëhet fjalë thjeshtë për ne, bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët deri në 25 prill na ndoqën dhe na besuan për 25 prillin”, tha Basha.
“Jemi parti e shqiptarëve dhe për shqiptarët”, kështu u shpreh Basha, ndërsa ritheksoi edhe një njëherë se zgjedhjet e zhvilluara më 25 prill nuk ishin gjë tjetër veçse një masakër zgjedhore.
/b.h