Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) informon që prej janarit 2021 ka hyrë në fuqi ligji për regjistrin qendror të llogarive bankare.
Qëllimi është gjurmimi, ngrirja dhe konfiskimi i të ardhurave të jashtëligjshme gjatë transferimit nëpërmjet llogarive bankare.
DPT bën të ditur se regjistri qendror i llogarive bankare, zbatohet nga të gjitha institucionet financiare, të cilat veprojnë në Shqipëri dhe ofrojnë shërbimet e llogarive bankare ose të kasetave të sigurisë për klientët e tyre.
“Është një mekanizëm që sjell më shumë siguri për të gjithë individët dhe bizneset si dhe lehtëson procedurat e mbledhjes së detyrimeve tatimore”, thekson DPT.
/a.r