Dy persona u arrestuan pasi Presidenti francez Emmanuel Macron u qëllua me një shuplakë nga një burrë gjatë një ecjeje në rajonin Drome në Francën juglindore, raportuan BFM TV dhe radio RMC të martën.
BFM TV dhe RMC publikuan një video në Twitter, e cila tregon një burrë me bluzë të gjelbër, me syze dhe një maskë duke bërtitur “Poshtë Macronia” (“A Bas La Macronie”) dhe më pas i jep një shuplakë në fytyrë Macronit.
Shoqëruesit e Macron ndërhynë shpejt për ta kapur personin në fjalë.
/a.r
Emmanuel Macron giflé par un homme dans la Drôme pic.twitter.com/VnpZ5ELvl5
— BFMTV (@BFMTV) June 8, 2021
— Abdullah 🇸🇦🇵🇸 (@Aalsadah) June 8, 2021