• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi i dyfishtë në Librazhd, flet kunati i autorit: Jemi pleq, për çfarë do kishte xhelozi Qemali?

by A R
08/06/2021 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në “Tv Klan” u trajtuan çështjet e ditëve të fundit në të cilat ka mbizotëruar kronika e zezë, duke u bërë kryefjala e ditës në edicionet informative.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dragostunjë të Librazhdit ku 56-vjeçari Qemal Bici u vetëvar pasi vrau me sëpatë gruan e tij 53-vjeçare Minevere Bicin dhe më pas u gjendën nga djali i tyre 20-vjeçar, ishte e para që u shqyrtua.

Gazetarja e emisionit “Historia Ime”, Eriselda Martini, zhvilloi me kunatin e viktimës një intervistë ekskluzive. Ai shprehet tejet i habitur për tragjedinë duke thënë se nuk është në dijeni të asnjë motivi që ka çuar në kryerjen e krimit, pasi nuk ka asnjë lloj patologjie të llojit dhunë familjare, alkool, bixhoz apo pamundësi ekonomike. Në hapje të insertit, ai tregon pemën në të cilën autori i vrasjes u vetëvar e aty ka mbetur ende një copë litar.

Eriselda Martini: Ka ardhur policia në darkë vonë, besoj?

Fatmir Faqolli: Jo, jo, ka ardhur në çast.

Eriselda Martini: Kush e ka lajmëruar, familjarët, apo fqinjët?

Fatmir Faqolli: E lajmëruan familjarët.

Eriselda Martini: Atëherë, ju jeni kunati?

Fatmir Faqolli: Kunati i Qemal Bicit.

Eriselda Martini: Çfarë ka ndodhur, ju normalisht jeni familjar, Qemali ka qenë i dhunshëm?

Fatmir Faqolli: Jo, s’ka qenë i dhunshëm fare. Patën shkuar mirë, edhe neve na erdhi si habi kur e dëgjuam.

Eriselda Martini: Sa vite martesë kishin?

Fatmir Faqolli: 30 e ca vite. Fëmijët të rritur, të martuar, të sajuar, me pasuri, me të gjitha. Edhe ne kur e morëm vesh nga televizori, u habitëm.

Eriselda Martini: A dini të kishin patur probleme në martesë?

Fatmir Faqolli: Jo, jo asgjë fare.

Eriselda Martini: Po si ka mundësi?

Fatmir Faqolli: Po edhe ne po habitemi. Po habitemi.

Eriselda Martini: Çfarë ndodhi, kush ishte personi i parë që erdhi dhe pa ngjarjen?

Fatmir Faqolli: Këta komshinjtë këtu, se unë jam nga një fshat tjetër.

Eriselda Martini: Çfarë thanë, kishin dëgjuar gjë?

Fatmir Faqolli: Jo, jo asgjë fare, kishin ardhur të çelnin bagëtitë aty, kishin thirrur ka njeri, s’ka njeri, hapin derën e aq. S’morën vesh gjë, pastaj kishte ardhur policia.

Eriselda Martini: Ju çfarë mendoni , pse mund të ketë kryer këtë akt?

Fatmir Faqolli: Po ku di gjë vëllai jot, unë u habita për vete. Asgjë, patën shkuar jashtëzakonisht mirë. Kaq, s’di unë asgjë tjetër.

Eriselda Martini: Djali e ka gjetur në banesë?

Fatmir Faqolli: E ka gjetur djali, djali i vet se ka një djalë të vogël. Ai e ka gjetur.

Eriselda Martini: Si është djali, në çfarë gjendjeje?

Fatmir Faqolli: Djali është në gjendje të mirë. Nuk ka gjë fare, madje iku me njerëzit e së ëmës edhe do shkojnë të mbarojnë varrimin e do vijnë këtu pastaj.

Eriselda Martini: Po çfarë mund të ketë ndodhur sipas jush, jeni familjar?

Fatmir Faqolli: Unë jam familjar, po derisa nuk di gjë, ç’të them? Nuk di asgjë. Unë po them u habita kur e mora vesh, erdha menjëherë, me një frymë. Thashë si ka mundësi, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Asnjë problem, as sherr, të gjitha në rregull, me shtëpi në Tiranë, me shtëpi këtu. Të gjitha, pra. U habitëm, u habitëm.

Eriselda Martini: Xhelozi, ndoshta ka patur, ka qenë ndoshta person xheloz?

Fatmir Faqolli: Jo, jo, po ai ishte mosha ime, moshë e vjetër, te 60 vjeç. Për çfarë do kemi më xhelozi, jemi pleq, nuk e bëjnë të rinjtë atë e jo më ne pleqtë.

/a.r

Next Post
Kryeministri Rama takohet me homologun e tij, Viktor Orban në Hungari, çfarë u diskutua

Kryeministri Rama takohet me homologun e tij, Viktor Orban në Hungari, çfarë u diskutua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In