Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Radari Informativ” në “ABC” foli për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, ai u shpreh se kjo forcë politike nuk është e përçarë, por vijon të qëndrojë e bashkuar, duke shtuar se vetëm me Lulzim Bashën në krye, mund të arrihet ndryshimi në Shqipëri.
“25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Pra nuk ishte një garë elektorale me programe apo me kandidatë. Kjo ishte luftë me regjimin dhe askush nuk mund të thotë me saktësi se kur mund të mbarojë. Dua të theksoj se regjimi ditën e zgjedhjeve, goditi votën e lirë”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, por erdhi në pushtet duke vjedhur dhe duke blerë vota.
“Ajo që quhet Parti Demokratike, nuk është vetëm Basha, janë të gjithë ata demokratë që janë të papunë, të persekutuar, që hëngrën gazin lotsjellës. Janë këta njerëz që kanë dhënë me mish e me shpirt maksimumin e tyre. Unë kam parë angazhimin e tyre si kurrë më parë të bindur se me masivitetin mund të bënim përmbysjen e regjimit. 622 mijë shqiptarë votuan kauzën e PD të orkestruar nga Basha”, u shpreh ai.
Alibeaj: Ata nuk kanë fituar, ata kanë vjedhur, ata kanë blerë. Është fakt që është përdorur krimi, i gjithë shteti.
Strukturë për mbrojtjen e votës?
Alibeaj: Ishin njerëz që vetëm donin të mbronin votën. Unë ju them që nuk kemi bërë asnjë gabim. Këtu flitet për blerje, kjo është ajo se çfarë do të duhet që ne të gjithë së bashku ta kuptojmë.
Ai gjithashtu komentoi edhe deklaratat e bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Bashës për blerje të votave në Gjirokastër, duke theksuar se për akuzat e blerjes së votave kanë fakte, ndërsa shtoi se nga KAS nuk ka treguar transparencë pavarësisht denoncimeve dhe fakteve të publikuara nga PD mbi vjedhjen e votave.
“Ne kemi vënë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese duke bërë denoncime., Duhet të ishin këto agjenci që të bënin këtë gjë dhe të mos na e kërkonin ne këtë punë. Akuzat janë konkrete, dhe për të tejkaluar mosbesimin furnizuar agjencitë ligjzbatuese në mënyrë që detyrën ta bënin ato. Jo vetëm që i kemi dokumentuar, i kemi bërë publike emrat konkretë. Por pyetja është përse KAS nuk vendosi të bënte transparencë. Përse nuk vendoi Prokuroria të ndiqte çështjen e patronazhistëve. Pra ne të tregojmë faktin, provën e vendin ku ndodhet prova dhe detyrimi ligjor në këtë rast e ka KAS. Minimalisht do të duhej të bënin transparencë”, shtoi më tej Alibeaj.
Do të shkoni në Parlament në shtator?
Alibeaj: Unë besoj që vetëm me Lulzim Bashën në krye do të arrijmë që atje ku duan të arrijnë të gjithë shqiptarët. Në 25 prill të gjithë jemi të bindur që kemi përballë një regjim diktatorial, duhet të jemi bashkë sepse kjo bishë nuk
Më tej ai shtoi se bashkimi i të gjithë shqiptarëve, politikisht të kthjellët e që nuk bien pre e frikës, është forca e duhur për të mundur sipas tij regjimin aktual. abcnews.al