• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kryetar/Alibeaj e mbështet hapur Bashën: PD nuk është e përçarë!

by Java News
07/06/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Radari Informativ” në “ABC” foli për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, ai u shpreh se kjo forcë politike nuk është e përçarë, por vijon të qëndrojë e bashkuar, duke shtuar se vetëm me Lulzim Bashën në krye, mund të arrihet ndryshimi në Shqipëri.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Pra nuk ishte një garë elektorale me programe apo me kandidatë. Kjo ishte luftë me regjimin dhe askush nuk mund të thotë me saktësi se kur mund të mbarojë. Dua të theksoj se regjimi ditën e zgjedhjeve, goditi votën e lirë”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj u shpreh i bindur se mbështetësit e Partisë Demokratike punuan me shumë forcë dhe si kurrë më parë u bënë bashkë për të përmbysur regjimin.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, por erdhi në pushtet duke vjedhur dhe duke blerë vota.

“Ajo që quhet Parti Demokratike, nuk është vetëm Basha, janë të gjithë ata demokratë që janë të papunë, të persekutuar, që hëngrën gazin lotsjellës. Janë këta njerëz që kanë dhënë me mish e me shpirt maksimumin e tyre. Unë kam parë angazhimin e  tyre si kurrë më parë të bindur se me masivitetin mund të bënim përmbysjen e regjimit. 622 mijë shqiptarë votuan kauzën e PD të orkestruar nga Basha”, u shpreh ai.

Përse nuk erdhët në pushtet?

Alibeaj: Ata nuk kanë fituar, ata kanë vjedhur, ata kanë blerë. Është fakt që është përdorur krimi, i gjithë shteti.

Strukturë për mbrojtjen e votës?

Alibeaj: Ishin njerëz që vetëm donin të mbronin votën.  Unë ju them që nuk kemi bërë asnjë gabim. Këtu flitet për blerje, kjo është ajo se çfarë do të duhet që ne të gjithë së bashku ta kuptojmë.

Ai gjithashtu komentoi edhe deklaratat e bëra nga kreu i PD-së,  Lulzim Bashës për blerje të votave në Gjirokastër, duke theksuar se për akuzat e blerjes së votave kanë fakte, ndërsa shtoi se nga KAS nuk ka treguar transparencë pavarësisht denoncimeve dhe fakteve të publikuara nga PD mbi vjedhjen e votave.

“Ne kemi vënë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese duke bërë denoncime., Duhet të ishin këto agjenci që të bënin këtë gjë dhe të mos na e kërkonin ne këtë punë. Akuzat janë konkrete, dhe për të tejkaluar mosbesimin furnizuar agjencitë ligjzbatuese në mënyrë që detyrën ta bënin ato. Jo vetëm që i kemi dokumentuar, i kemi bërë publike emrat konkretë. Por pyetja është përse KAS nuk vendosi të bënte transparencë. Përse nuk vendoi Prokuroria të ndiqte çështjen e patronazhistëve. Pra ne të tregojmë faktin, provën e vendin ku ndodhet prova dhe detyrimi ligjor në këtë rast e ka KAS. Minimalisht do të duhej të bënin transparencë”, shtoi më tej Alibeaj.

Do të shkoni në Parlament në shtator?

Alibeaj: Unë besoj që vetëm me Lulzim Bashën në krye do të arrijmë që atje ku duan të arrijnë të gjithë shqiptarët. Në 25 prill të gjithë jemi të bindur që kemi përballë një regjim diktatorial, duhet të jemi bashkë sepse kjo bishë nuk

Më tej ai shtoi se bashkimi i të gjithë shqiptarëve, politikisht të kthjellët e që nuk bien pre e frikës, është forca e duhur për të mundur sipas tij regjimin aktual. abcnews.al

Next Post
Mbyllja e lokaleve të natës, Ahmetaj jep sinjale për përkrahje: Jemi qeveri që përgjigjemi në ditë të vështira

Vizita në Turqi/ Ahmetaj: Banesat e Laçit, gati për qytetarët në gusht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vërejtje në biografi

“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

October 22, 2026
Rudina Hajdari për 12 nëntorin: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet!

“Edhe Azemi u ul me Ramiz Alinë”/ Hajdari u bën thirrje studentëve të pranojnë dialogun me Ramën: Mos e humbni mundësinë!

October 22, 2026
Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In