Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër ditë pa viktima nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo e fundit thotë se nga 2,919 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 12 qytetarë.
MSH njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit, 32 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.
NJOFTIMI I DETAJUAR:
Janë kryer 2919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (4 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,919
Testime totale 732,998
Raste pozitive 132,372
Raste të shëruara 129,598
Raste Aktive 323
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 90
Shkodër 64
Korçë 49
Berat 35
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 4
Kukës 4
Fier 4