Javët e fundit vendi është tronditur nga vrasjet që kanë ndodhur në disa qytete, ku dominon Vlora. Ekzekutimi i fundit mafioz ndodhi mbrëmë në mesnatë, ku u vra me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj, ndërsa pista ku po hetohet është hakmarrja.
Gazetari Artan Hoxha shpjegoi disa nga arsyet përse ka kaq shumë përplasje mes bandave në Shqipëri. “Zakonisht grupet shqiptare, ato që janë fillestare, që kanë qenë të parat, u kanë dhënë punë, mall për të shitur, drogën grupeve të reja.
Me kalimin e kohës grupet e reja fuqizohen, duan ta kontrollojnë ata tregun dhe detyrimisht do të rivalizojnë dhe mjafton një ngarkesë të humbë, apo pagesë të mos bëhet është i pashmangshëm konflikti. Grupi që humbet duhet të reagojë se i bie pesha, autoriteti dhe nëse nuk reagon tregon dobësi, ti do të goditesh.
Ky është një nga variantet, konflikte të trashëguara, që në një moment nuk kanë pasur mundësi, ndërsa sot kanë sasi të mëdha parash që i lejojnë të rekrutojnë “ushtarë” që bëhen elementë. Vetëm grupet e trafikut të drogës, “shtëpitë e barit” në Britani, ata trajtohen për të qenë kriminelët e së nesërmes. Cdo “shtëpi bari” ka një njeri të armatosur” tha ai.
Përpos Vlorës vrasjet kanë tronditur muajt e fundit edhe Shkodrën dhe Elbasanin. Hoxha rrëfeu se cilat janë “zonat e kuqe” të krimit në Shqipëri nga jugu në veri.
“Në vitet e fundit në Shqipëri, kemi kristalizuar një hartë gjeografike të “zonave të nxehta” ku dominon krimi lokal, kryesisht lokal, ordiner, kundër pronës, por edhe vrasjet e tipit mafioz. Vlora, që ka disa nën ndarje, kemi parasysh bashkinë e madhe dhe bashkia Selenicë.
Janë territor që kanë një nivel kriminaliteti më të lartë sesa Himara Delvina apo Saranda si qark. Brenda tyre ndodhen disa prej organizatave kriminale që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE.
Është një qendër që “josh” trafikantët për klandestinët dhe narkotikët. Vlora është një “zonë e kuqe”, nxehtë për nivelin e krimit të organizuar. Mbrëmë ndodhi një vrasje në Vlorë që ka background të mëparshëm dhe një krim ordiner në Lushnje. Ajo e Vlorës mund të sjellë të tjera, sepse ka nisur nga 2015, janë 7 të vrarë brenda këtij cikli”.
Në Shkodër, Hoxha tha se janë 5 grupe kriminale që veprojnë. “Zona tjetër është Shkodra, “zonë e nxehtë”, zonë kufitare e rëndësishme, arterie e rëndësishme e trafiqeve. Në Vlorë dhe Shkodër vrasjen nuk e shohin si zgjidhje të fundit. Trafiku i narkotikëve është biznes. Nëse futen në konflikt nuk e vrasin shumë mendjen. Në Shkodër dihen kush janë 5 grupet që kanë territori të caktuar”.
Po Elbasani? “Është kryqëzimi i të gjitha rrugëve nga lindja dhe juglindja, një nga degëzimet e rrugëve të heroinës që vjen nga Elbasani drejt BE-së, depo ku magazinohet. Ngarkesa që u kap dje në Kakavijë ishte nisur nga Elbasani, nga erdhi? Erdhi nga Afganistani. Elbasani është baza. Në Elbasan u gjet laboratori i Xibrakës, është një pikë një pikë shumë e rëndësishme dhe tani është një lagje e kryeqytetit dhe prandaj është i rëndësishëm për botën e krimit”.
Durrësi, u shpreh më tej Artan Hoxha “ka një natyrë tjetër, mundohen ti zgjidhin konfliktet jo me vrasje, pastaj Lezha dhe Tirana, që ka një lloj ekuilibri mes grupeve kriminale, prandaj është pak më larg. Tirana më tepër është treg i madh, se ka një milion banorë, ndërkohë qytetet e tjera janë baza” përfundoi ai.
/a.r
Prokuroria duhet te marre te pandehur gazetarin investigativ Artan Hoxha si pjese e grupeve kriminale te droges.Shuhni me kujdes TV Klan em8sionin Opinion ku ai thote se kush udhetuar me trafikantin qe u vra
Po’ keshtu ne em8sionin e tij Xhungel qe ulur ne nje tavoline me trafikantin qe u vra bashke me Spartak nome.Pra te tre te ulur ne tavoline dhe hyn vrasesi ne lokal vrer lushnjarin dhe Jo Artanin apo Spartak un.