• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Model i ri për menaxhimin spitalor”, Manastirliu nga Turqia: Ndërtimi i fabrikës për vaksinat, hap i rëndësishëm

by A R
03/06/2021 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se, “ndërtimi i fabrikës për prodhimin e vaksinave është një hap shumë i rëndësishëm sa i përket rritjes së kapaciteteve prodhuese të vendit”.

Në një intervistë televizive nga Turqia, Manastirliu tha se, “sot kemi pasur një ditë shumë të ngjeshur bisedimesh intensive. Unë kam qenë në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë. Kam takuar ministrin doktor Fahrettin Koca, ku së bashku me ekipin e tij kemi diskutuar për të gjithë axhendën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë”.

“Kemi diskutuar për ecurinë e Spitalit Memorial Fier, për bashkëpunimin nëpërmjet këtij modeli të ri, pra nëpërmjet stafeve të përbashkëta, të cilët tashmë kanë filluar nga puna. Sepse Spitali Rajonal i Fierit, ashtu sikurse ne e kemi thënë, është dhe po kthehet në një bërthamë të vërtetë të transferimit të dijes dhe teknologjisë. Do të jetë një model i ri edhe sa i përket zbatimit të mëtejshëm të projektit tonë madhor të autonomisë spitalore dhe sigurisht do të ketë dhe do të vijojë të shtohen ekipe, të cilat do të vijnë duke filluar nga java e ardhshme nga Turqia në mënyrë që të rrisim shërbimet klinike që ofrohen në këtë spital. Por edhe të zgjerojmë bazën e dijes dhe aftësive praktike dhe gjithashtu edhe teknologjisë në këtë spital, për ta transferuar sigurisht edhe në spitalet e tjera të vendit”.

Në lidhje me ndërtimin e fabrikës për prodhimin e vaksinave, Manastirliu tha se, “sot ka pasur bashkëbisedime për ndërtimin e një fabrike për vaksina, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike. Sigurisht ky është një hap shumë i rëndësishëm sa i përket rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve prodhuese të vendit, sa i përket tregut farmaceutik. Ndaj fakti që jemi duke e projektuar ndërtimin e një fabrike, një qendre të mirëfilltë të prodhimit të vaksinave, është një hap më tej drejt zhvillimit të një tregu, i cili zë deri sot prodhimi vendas, rreth 10 % të barnave dhe materialeve. Ndërkohë që patjetër që kjo fabrikë do të jetë një qendër e re ekselence përsa i përket farmaceutikës. Sigurisht është vënë në një plan pune, në një axhendë bashkëpunimi dhe së shpejti do të kemi dhe hapat konkretë se si do të zbatohet kjo gjë”.

E pyetur se në lidhje me dërgesat e vaksinave antikovid, Manastirliu tha se, “ne jemi duke ecur me ritëm të mirë sa i përket gjithë ecurisë së vaksinimeve në vend. Ne duam dhe do të arrijmë objektivin e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor. Por ndërkohë që objektivi për të vaksinuar të gjithë popullatën brenda pranverës së vitit të ardhshëm është objektivi i planit tonë ambicioz, pasi sa më shpejt të vaksinohen, aq më shpejt mbrohet popullata. Dhe shihet shumë mirë sesa shumë impakt ka dhënë vaksinimi për sa i përket kontrollit të epidemisë në vend. Dhe ajo që është e rëndësishme është që duke filluar nga java tjetër do të vijnë dhe dozat e radhës së ‘Sinovac’. Dhe mos harrojmë që ditët e fundit morëm dhe një lajm shumë të mirë sa i përket kësaj vaksine, sepse u miratua, u listua për përdorim emergjent nga OBSH. Ndaj edhe ky është një tjetër hap përpara për sigurinë, garancinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine”.

“Ndërkohë mos harrojmë që përpara një dite kanë mbërritur në vend rreth 40800 doza vaksine të ‘AstraZeneca’. Pra jemi gati tani për të filluar, pra sikurse është dhe kalendari i pritjes, me vaksinimin e mësuesve me dozën e dytë të vaksinës ‘AstraZeneca’ dhe vijojmë me vaksinimin e popullatës me vaksinën tjetër të ‘Pfizer’ dhe gjithashtu edhe ‘Sputnik”, tha Manastirliu.

Teksa sot janë shënuar vetëm 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, Manastirliu tha se, “ne kemi tashmë një ecuri shumë të mirë sa i përket rasteve të reja pozitive ditore, të cilat janë në ulje të qëndrueshme. Por lajmi tjetër është gjithashtu që sërish qytetarët e dinë që të tretën ditë radhazi ne nuk kemi pasur fatalitete. Dhe ky është sërish një lajm i mirë që do të thotë që jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë dhe duhet të vijojmë të zbatojmë këto masa dhe duhet të vijojmë të vaksinohemi, të vaksinohemi, të vaksinohemi në mënyrë që të dalim nga kjo pandemi sa më shpejt”.

/a.r

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Dikush duhet t'ia tregojë Lulzim Bashës pse 2021 nuk është 1991

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com