Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka sqaruar pse na shërben fiskalizimi.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka shpjeguar se fiskalizimi është një reformë në frymën e strategjisë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë vitet e fundit për digjitalizimin e sistemeve në Administratën Shtetërore.
“Reforma e Fiskalizimit na shërben për – Uljen e informalitetit, – Uljen e evazinit fiskal, – Rritjen e eficensës së Administratës, – Rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit”, theksoi Ibrahimaj.
Për çdo paqartësi, ajo fton tatim paguesit që të kontaktojnë administratën tatimore.
/a.r