Gjatë takimit me demokratët e Beratit, Shehaj ka deklaruar se,po kandidon për kreun e PD-së sepse kërkon që PD të ndryshojë, të bëhet më e fortë dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Sipas Sheha, lidershipi i PD-së duhet të jepte menjëherë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve sepse ka qenë ai që “vetë ka vendosur dhe vetë ka vulosur,pa pyetur askënd”.
“Nuk ndodh në asnjë vend të Europës që kryetari i një partie, pasi humb zgjedhjet, të vazhdojë akoma të drejtojë partinë. Dua të jem i qartë me ju se e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet dhe e vetmja mënyrë për të rrezuar Edi Ramën është nëpërmjet votës. E vetmja rrugë për të arritur drejt fitores është hapja e partisë dhe promovimi i saj. Lidershipi deklaron se PD nuk i ka humbur zgjedhjet por ja kanë vjedhur, kurse unë them se ne nuk fituam, ne nuk jemi në pushtet dhe nqs nuk evidentojmë gabimet ne nuk munda ta marrim kurrë pushtetin. Në 13 Qershor demokratët nuk do të zgjedhin kryetarin por do të zgjedhin midis humbjes dhe fitores”, tha Shehaj.
Shqiptarja.com