• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i tmershëm i 40-vjeçares që u prostitua e re: “Më drogonin me shiringa e më digjnin me cigare”

by Java News
01/06/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudina nga qyteti i Kuçovës është grabitur në moshën 14 vjeçare nga një grup të panjohurish në derën e shtëpisë dhe është dërgua në Itali për të prostituuar.

Në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar si e drogonin, e digjnin dhe me cigare në rast se nuk pranonte të dilte në rrugë.

Ajo rrëfeu të gjithë kalvarin e vuajtjeve që përjetoi për 5 vite ndërsa personat që e kishin grabitur, i premtonin se do i jepnin të ardhura asaj dhe familjarëve.

Rudina: Jam 40 vjeçe, më kanë rrëmbyer, isha 14 vjeçe. Më morën disa çuna me makinë dhe nuk e di nga më çuan. 

Më vunë një shall në gojë dhe nuk e di çfarë ilaçi më hodhën që nuk shikoja rrugën dhe më pas e pashë veten time në Itali. Më thanë që do rri me ne, do punosh sa do punosh dhe më gënjyen. 

Do bëja prostitutën, e bëra nga frika. Më drogonin pa dëshirën time. Më linin në rrugë dhe pastaj iknin. Kur lija punën, vinin më merrnin në makinë. Dilja në orën 9 të darkës dhe në 4 të mëngjesit shkoja në shtëpi. Ishte 50 lireta klienti.

Kapja 1 milion ose gjysmë milioni, mi merrnin të tjerët. Kur nuk doja, më digjnin me cigare, më torturonin, i kam dhe krahët copa copa. 

Më bënin drogën me shiringë dhe pastaj doja vetë të dilja në punë se më hidhnin atë. Na thanë do t’i mbledhim ne lekët dhe do të ndihmojmë, do të bëjmë dhe shtëpi. As shtëpinë se bënë, asgjë. Në shtëpi kishin dhe vajza të tjera, ishin 4 vajza.

Makthi mori fund kur një prej vajzave që jetonte në shtëpi me të u vra. Aso kohe, policia nisi hetimet dhe arrestoi djemtë që i mbanin peng dhe i detyronin të dilnin në rrugë. Më pas, e sollën në Shqipëri.

Rudina: Punova 5 vjet. Pas 5 vitesh, u vra një vajzë. Jetonte në shtëpi me neve. Dilte në punë dhe vinte aty. Pastaj donte dy çuna, ai i dyti e ka vrarë.

Pastaj erdhi policia që i kapi. Policia më solli për Shqipëri. Kisha shumë frikë, do vritem tani, do vritem pastaj. Doja të vija po kisha frikë për prindërit. 

Ata çunat ishin fierakë. Atë që merrte lekët, e quanin Nanin, gënjente, thoshte do ikja te familja do të çoja lekë.

Thoja mos e ndihmojnë familjen se ishin copë copë. TCH

Next Post
Doganat: Lehtësitë e procedurave doganore do e rrisin nivelin tregtar Shqipëri-Itali!

Doganat: Lehtësitë e procedurave doganore do e rrisin nivelin tregtar Shqipëri-Itali!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In