KolegjiZgjedhor ka nisur sot me shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. E para që do të kalojë në filtrin e organit më të lartë të shqyrtimit të çështjeve zgjedhore është Gjirokastra.
“Në videot që kemi parë është parë ndërhyrja me stilolaps në fletët e votimit. Kemi marrë pamjet, me sa kemi parë ka shkelje. Janë tre numërues të ndryshëm në dy qendra numërimi që ndërhyjnë në fletët e votimit“, deklaroi Kreshnik Merxhani.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu dje tha se kjo sipas tij do të jetë një test për Kolegjin Zgjedhor, në mënyrë që ky i fundit të tregojë nëse është në duart e kryeministrit Edi Rama apo është i pavarur.
g.kosovari