Armina Mevlani ka qënë e ftuar në një emision në Kosovë ku u është përgjigjur disa pyetjeve personale. Në rubrikën ‘Nin’ ajo përmes një videoje ka folur për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ishkryeministrit Berisha, ku ka treguar se cili detaj e ka bërë për vete ai. “Me tipin e tij dhe se si me ka trajtuar mua, me shumë respekt dhe shumë mirë”, ka thënë Armina. Gjithashtu ajo ka rrëfyer se preferon më shumë që partneri të jetë besnik se sa përkryer në shtrat.
Me çka të ka bërë për vete Shkëlzeni?
Me tipin e tij dhe se si me ka trajtuar mua, me shumë respekt dhe shumë mirë.
A je megalomane?
Mmm…Jo! Cfarë dëshire ke me t’u plotësu? Kam shumë dëshira, shumë, nuk më del koha për t’i thënë të gjitha (qesh)
Cfarë je duke menduar tani?
Tani po mendoja dëshirat, po i analizoja pak
Një partner të përkryer në shtrat dhe jobesnik? Apo anasjelltas
Anasjelltas!