ëshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e gjyqtares Hoxha nga detyra, ndërsa ajo qëndron pas hekurave pasi akuzohet për korrupsion.
Sipas gjyqtares së Krujës vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes.
Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.