• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE apel Kurtit: Mos e ço Policinë në Veri për faturat e energjisë!

by Java News
29/05/2021 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u është shpërndarë raporti zyrtar i Këshillit të BE-së, i cili është përpiluar pas darkës joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, takim në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u është shpërndarë raporti zyrtar i Këshillit të BE-së, i cili është përpiluar pas darkës joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, takim në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në raportin Këshillit të BE-së të cilin e ka siguruar Demokracia.com përmenden tema të ndryshme, duke nisur nga dialogu Kosovë-Serbi, marrëdhëniet e Kurtit me Gjykatën Speciale, liberalizimi i vizave dhe çështja e Mini-Shengenit.

Të gjitha këto pika janë diskutuar në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndonëse kryeministri Kurti nuk kishte treguar në konferencën e tij për media në Bruksel.

Demokracia.com e sjellë të plotë raportin zyrtar të përkthyer në gjuhën shqipe, i cili tashmë u është dërguar të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, për të parë mbarëvajtjen e kësaj darke:

“Pas shkëmbimit konstruktiv midis Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, dhe në dritë të takimit të parë të ardhshëm të nivelit të lartë midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (i njohur si EEAS), shkruan:

Konteksti politik

Gjatë presidencës së Sllovenisë në Këshillin e BE-së për vitin 2021, ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit përmes dialogut. Imazhi i Sllovenisë në vendet e Ballkanit Perëndimor është përgjithësisht pozitiv dhe ky vend është i mirëpritur prej të gjitha palëve. “Non-paper” kishte tendencë prishjen e këtij imazhi të Sllovenisë, para se ky vend ta merrte presidencën e Këshillit;

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen për lehtësimin e lëvizjes në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me letërnjoftime, është një hap pozitiv për përmbushjen e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Ky hap është theksuar si përkushtim personal nga kryeministri Kurti gjatë darkës joformale në Bruksel, e që përkon me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës dhe në përputhje me Samitin e Ballkanit Perëndimor 2020;

Meqë Kosova i ka përmbushur tashmë kushtet për liberalizimin e vizave, është e rëndësishme nevoja që të arrihet progres me shtetet anëtare të BE-së që janë të gatshme ta shtyjnë këtë agjendë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që Prishtina të mbahet e përkushtuar në procesin e dialogut;

Zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti, mund t’ia humbasin z. Kurti paksa fokusin në procesin e dialogut. Është e rëndësishme që me këtë rast vendet e BE-së ta përkrahin agjendën e Lajçakut dhe ta nxisin z. Kurti që të jetë i përkushtuar pa vonesa;

T’u bëhet presion qarqeve specifike politike të opozitës në Prishtinë për lehtësimin e marrëveshjeve të ardhshme dhe të binden për nevojën e arritjes së një kompromisi historik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Z. Kurti u shpreh për mosgatishmërinë politike të Kuvendit të Kosovës, gjë që mund të shkaktojë paqëndrueshmëri afatgjatë politike edhe brenda vetë grupit parlamentar të tij. Këto ndërlikime të brendshme do të adresohen me skenarë të rinj, siç është zgjerimi i koalicionit qeveritar në mënyrë që të zgjerohet mbështetja politike.

Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së. Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë;

– Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale;

Përpjekjet e BE-së

– Përfaqësuesi i Lartë bashkë me palët e tjera të interesit të BE-së do të ndërmarrin një fushatë informimi publik në Prishtinë dhe në Beograd. Vizitat e rregullta në të dyja kryeqytetet do të parapërgatiten. Opinioni publik në Kosovë është i fokusuar në menaxhimin e sfidave shëndetësore për shkak të mungesës së vaksinave kundër COVID-19. Kjo po reflektohet edhe në debate në Kuvendin e Kosovës.

Drejtimi strategjik

– Mungesa e unanimitetit brenda anëtarëve të BE-së për statusin final të Kosovës mbetet pengesë serioze për EEAS-në. Rekomandohet që Miroslav Lajçak të bëjë bisedime të brendshme me përfaqësues të Këshillit Evropian, Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme dhe me vendet anëtare të BE-së për një Qëndrim të Përbashkët të BE-së rreth marrëdhënieve me Kosovën pas dialogut.

– Përfaqësuesi i Lartë do të angazhohet direkt me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe t’i koordinojë përpjekjet diplomatike me Uashingtonin dhe me Brukselin. Sipas praktikave të mëparshme, një përfaqësues i SHBA-së duhet të ftohet në takimet rreth dialogut të lehtësuar nga EEAS-ja. Është e rëndësishme që koordinimi intensiv me SHBA-në të bëhet për shkak ndikimit të lidershipit të SHBA-së mbi Prishtinën”. /Demokracia.com

Next Post
“Është e sigurt dhe mund të mbrojë…”/ Mjekët: Vaksina kundër COVID testohet tek njerëzit në Kinë

Studimi shokues/ Dy profesorë zbulojnë se Covid-19 u krijua në laborator?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In